Putin: Ndërhyrja ushtarake e SHBA-ve në Venezuelë do të ishte një katastrofë

E publikuar: 06/06/2019 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë që Moska nuk planifikon të dërgojë trupa ushtarakë për të mbështetur udhëheqësin e Venezuelës, Nikolas Maduro.

Duke folur në Shën Petërsburg, Putin paralajmëroi gjithashtu se ndërhyrja ushtarake e SHBA-ve në Venezuelë do të ishte një “katastrofë”, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.

“Ne nuk jemi duke ndërtuar bazë ushtarake atje [Venezuelë]. Ne nuk po dërgojmë trupa atje, dhe nuk kemi për ta bërë kurrë këtë”, tha Putin.

Putin tha se sanksionet e SHBA kundër Venezuelës i kanë lënduar njerëzit e zakonshëm dhe paralajmëruan Uashingtonin kundër përdorimit të forcës.

“Kriza në Venezuelë duhet të zgjidhet nga populli venezuelian”, tha Putin.