Putin: Liderët në inteligjencën artificiale do të sundojnë botën

E publikuar: 18/09/2017 06:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Rus Vladimir Putin tha se kushdo që udhëheq garën e zhvillimit të inteligjencës artificiale, do të dominojë botën.

Gjatë një takimi me studentët të Premten, Putin shprehej se inteligjenca artificiale hap rrugën drejt mundësive kolosale të cilat janë të vështira për tu parashikuar sot.”

Putin paralajmëroi se “ai që është lider në këtë sferë do të sundojë botën.”

Gjithashtu ai shprehej se do të ishte e papranueshme për një vend apo një organizatë të shndërrohej në monopol në këtë industri dhe premtoi se Rusia do të ishte e gatshme të ndante arritjet e saja në inteligjencën artificiale me vendet e tjera.

Ai parashikoi se në të ardhmen betejat do të luftohen nga dronët të cilët do të përcaktojnë edhe fatet e luftërave por edhe vendeve. /PCWorld Albanian