Putin fiton mbi 70% të votave

E publikuar: 18/03/2018 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rezultatet e para të zgjedhjeve presidenciale në Rusi tregojnë se Vladimir Putin do ta udhëheqë këtë vend edhe për gjashtë vjet të tjerë.

Me numrin e votave të numëruara deri më tash, Putin ka siguruar 73.9 përqind të tyre, duke mundur lehtë konkurrentin më të afërt.

Udhëheqësi kryesor i opozitës, Alexei Navalny, nuk është lejuar të garojë në zgjedhje.

Sipas mediave ruse, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 63.7 përqind – më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2012.

Fushata e Putinit ka shpresuar për pjesëmarrje më të madhe që do t’i jepte atij mandatin më të fuqishëm të mundshëm.

Videot e postuara në mediat sociale kanë treguar parregullsi në disa qytete në Rusi. Sipas disa pamjeve, zyrtarët zgjedhorë i kanë mbushur kutitë me fletëvotime. (v.tela)