Putin: Është gënjeshtër se kemi mbledhur informacione për Trumpin

E publikuar: 17/01/2017 16:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin tha sot se janë të rrejshme dhe të pabaza pretendimet se Moska zyrtare ka mbledhur informacione komprometuese për presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Putin këto komente i bëri pas takimit që pati me presidentin e Moldavisë, Igor Dodon.

Ai me këtë rast përsëriti se asnjëherë nuk takua me Trump, duke shtuar se ai shpresonte se Moska dhe Uashingtoni do të jenë në gjendje që “marrëdhëniet që aktualisht kanë probleme të kthehen në normalitet”, raporton “Reuters”, përcjellë Klan Kosova.