Putin, Erdogan dhe Rohani do të diskutojnë sërish për Sirinë

04.02.2019 12:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Putin, Erdogan dhe Rohani do të diskutojnë sërish për Sirinë

Liderët e Rusisë, Iranit dhe Turqisë pritet të takohen në Soçi të Rusisë më 14 shkurt për të diskutuar situatën në Siri, kanë njoftuar mediat shtetërore ruse dhe ato turke.

Ndonëse në këto raportime nuk janë bërë të ditura hollësitë, ato kanë konfirmuar se presidenti rus, Vladimir Putin, lideri turk, Recep Tayyip Erdogan dhe homologu i tyre iranian, Hassan Rohani do të takohen shumë shpejt.

Transmetuesi rus, NTV ka thënë se liderët do të diskutojnë për situatën në të ashtuquajturat zona të de-eskalimit afër rajonit Idlib në Siri, si dhe për tërheqjen e paralajmëruar të trupave amerikane nga shteti i shkatërruar nga lufta.

Të trija shtetet kanë thënë se synojnë të arrijnë një zgjidhje politike, për t’i dhënë fund luftës civile shtatëvjeçare në Siri.

Moska dhe Teherani mbështetsin presidentin sirian, Bashar al-Assad derisa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara u qëndrojnë mbrapa grupeve të ndryshme rebele.

Deri më tani kanë dështuar shtatë raunde të negociatave për Sirinë, të cilat kanë rezultuar me vdekjen e më shumë se 400,000 personave, më pas zhvendosjen e miliona të tjerëve, si dhe me shkatërrimin e shumë zonave historike në këtë shtet.

Forcat amerikane pritet të largohen nga Siria, ndonëse aty kanë punuar ngushtë me kurdët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG), organizatë, të cilën Turqia e konsideron të lidhur me grupe terroriste.

Presidenti amerikan, Donald Trump është përballur me kritika nga republikanët, demokratët dhe zyrtarë të huaj, për planet e tërheqjes së trupave amerikane, duke thënë se aleatët kurdë do të mbesin në mëshirën e Turqisë, si dhe kjo situatë do të konsiderohet fitore për Rusinë dhe Iranin.

Turqia ka kërcënuar se do të sulmojë aleatët e SHBA-së, kurdët, të cilët kanë luftuar militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik në Siri.

Ankaraja i konsideron kurdët si terroristë dhe të lidhur me kryengritësit brenda Turqisë.

Ndërkohë Trump më 14 janar ka kërcënuar me “shkatërrim të ekonomisë së Turqisë”, nëse Ankaraja sulmon forcat kurde në Siri.


Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kuvendi voton qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së

Kuvendi voton qeverinë e re të Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti i LDK-së

Veseli: Kurti po ik prej vetes, ishte qyqar ndaj Serbisë dhe antiamerikan

Veseli: Kurti po ik prej vetes, ishte qyqar ndaj Serbisë dhe antiamerikan

Me votimin e Qeverisë Hoti, Mitrovica e Veriut shkon në zgjedhje

Me votimin e Qeverisë Hoti, Mitrovica e Veriut shkon në zgjedhje

Selimi para deputetëve: Kjo është Qeveri e Thaçit, qëllimet i keni të cekëta por të rrezikshme

Selimi para deputetëve: Kjo është Qeveri e Thaçit, qëllimet i keni të cekëta por të rrezikshme

LIVE – Hoti: Qeveria e re do t’i ketë dy prioritete; luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike

LIVE – Hoti: Qeveria e re do t’i ketë dy prioritete; luftën kundër pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike

Seanca nis me një minutë heshtje për minatorët e Artanës

Seanca nis me një minutë heshtje për minatorët e Artanës

Hoti është nisur për në Kuvend

Hoti është nisur për në Kuvend

Haki Rugova: I kemi numrat, sot do ta kemi qeverinë Hoti

Haki Rugova: I kemi numrat, sot do ta kemi qeverinë Hoti

“Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën”

“Vota për qeverinë e re, votë për Kosovën”

Kurtit nuk i bën përshtypje seanca e Kuvendit, e thirrur për të votuar Hotin për Kryeministër

Kurtit nuk i bën përshtypje seanca e Kuvendit, e thirrur për të votuar Hotin për Kryeministër

Qeveria e Kosovës: Marrim përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër për diasporën për vitin 2020

Qeveria e Kosovës: Marrim përsipër mbulimin e Kartonit të Gjelbër për diasporën për vitin 2020

Donika Kadaj-Bujupi nuk kallxon se a do ta votoj Qeverinë Hoti

Donika Kadaj-Bujupi nuk kallxon se a do ta votoj Qeverinë Hoti

Nxirren trupat e pajetë të minatorëve në Artanë – dërgohen për obduksion

Nxirren trupat e pajetë të minatorëve në Artanë – dërgohen për obduksion

Mikrobiologu britanik: Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një valë të dytë të koronavirusit

Mikrobiologu britanik: Nuk ka asnjë provë që të vërtetojë një valë të dytë të koronavirusit

Milaim Zeka thotë se VV po luan me Familjen Jashari përmes Muratit

Milaim Zeka thotë se VV po luan me Familjen Jashari përmes Muratit

Shpëtoi një grua, ushtria e Zvicrës dekoron ushtaren me prejardhje shqiptare – Antigona bëhet personi i parë që merr “shiritin CdA”

Shpëtoi një grua, ushtria e Zvicrës dekoron ushtaren me prejardhje shqiptare – Antigona bëhet personi i parë që merr “shiritin CdA”