Putheshin në restorant, nuk e panë miun që iu kaloi pranë (Video)

E publikuar: 14/11/2017 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Olivia Rosalina dhe i dashur saj i njohur si WillGotTheJuicecall nga Las Vegas i Shteteve të Bashkuara, po putheshin në një restorant, pa ditur çfarë ndodhte mbi kokën e tyre.

Pasi kanë parë filmimin, të rinjtë mbetën të hutuar kur kuptuan se momenti tyre romantik, është dëmtuar nga një mi i madh që iu kaloi pranë, transmeton Telegrafi.

“Më mirë që nuk e panë”, si dhe “ka mundur t’ju hidhej dhe t’i kafshonte”, ishin dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti.

Paraqitja e këtij brejtësi të shpejtë, bëri të videoja të shpërndahej me shpejtësi në rrjetin social, duke marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/