Pushteti insiston në unitet për dialog e opozita në zgjedhje

E publikuar: 21/12/2018 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Dy partitë më të mëdha opozitare në Kuvendin e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, kanë refuzuar dhe nuk e kanë pranuar ftesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njëherësh kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, që në fillim të javës së ardhshme të takohen dhe të koordinohen për dialogun me Serbinë. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar në një takim të përbashkët presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, ekipin negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare që nuk janë përfshirë në ekip, Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjen Vetëvendosje. Shefi i Grupit Parlamentar në partinë Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë të premten në një konferencë për media se LDK-ja, nuk e pranon ftesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai ka thënë se koalicioni qeveritar po mundohet “të arnohet” me votat e një partie politike opozitare. Me këtë parti opozitare, ai i është referuar Partisë Socialdemokrate, e cila sipas tij “votat i ka fituar nga një parti tjetër opozitare”. Artikullin e plotë e gjeni në Radio Evropa e Lirë