Punonjësit në skela që duket sikur janë pjesë e ndonjë video-loje (Video)

E publikuar: 17/11/2017 04:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Është hedhur në internet një video e shkurtët, që tregon disa punëtorë ndërtimi, teksa punojnë në godinën e një qyteti që nuk dihet ku ndodhet.

Forma se si janë koordinuar dhe bartin shtresat e dërrasave nëpër skela, ka bërë që të duket sikur të jetë ndonjë video-lojë, transmeton Telegrafi.

“Sikur të jetë ndonjë lojë virtuale, që duhet rreshtuar objektet deri në katin e shtatë”, si dhe “do rija tërë ditën duke i shikuar këta punonjës”, ishin dy nga komentet që u pëlqyen më së shumti.

Procesi i rregullt dhe i veçantë i punës, është pëlqyer shumë, duke bërë që të shpërhapet me shpejtësi në rrjetin social. /Telegrafi/