Punonjësit e higjienës e befasuan me dhurata trevjeçaren, që mendon se makina e tyre tingëllon si dinozaur (Video)

E publikuar: 03/12/2018 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nicole Smart e mbante në krah të bijën Tillie, derisa priste si çdo javë para derës së shtëpisë në Kent të Anglisë, që të arrinin punonjësit e higjienës.

Vogëlushja ishte adhuruese shumë e madhe e tyre, sepse mendonte që makina tyre tingëllon sikur dinozaur dhe dëshironte ta shikonte nga afër, transmeton Telegrafi.

Në ditën kur ajo mbushi tri vjet, ata kishin zgjedhur një lodër në formë dinozauri dhe një kartolinë, të cilat i priti shumë mirë.

“Ishte sikur çdo ëndërr t’i bëhej realitet, u gëzua pa masë. Kur iu tregova që e ka ditëlindjen, ata ishin më se të gatshëm për t’ia bërë një befasi më shumë”, ka thënë Smart.

Shikuesit e videos që është bërë virale, e konsideruan si gjestin më të bukur dhe prekës, madje nuk nguruan të thonë se është si një magji e festave të fund vitit. /Telegrafi/