Punonjësi iku me vrap dhe u mbyll në furgon, nga frika prej deles që e ndiqte (Video)

E publikuar: 19/10/2018 20:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rikki McKay kishte shkuar për të punuar në një shtëpi në Ayrshire të Anglisë, kur u ndoq nga një dele.

Me të dalë prej furgonit, 32-vjeçari iku me vrap dhe u mbyll në furgonin tjetër, teksa kolegët e tij qeshnin në sfond, transmeton Telegrafi.

“Nuk frikësohem prej deleve, unë kam punuar në fermë, por më vite pas dhe donte të më godiste”, ka thënë McKay.

Pamjet e momentit qesharak kur ai nuk lejohej të dilte prej dere, si dhe forma se si u largua janë shpërndarë me shpejtësi në internet. /Telegrafi/