Punonjëset e kompanisë kineze nuk arritën objektivat, si ndëshkim u detyruan të ecin këmbë e duar nëpër rrugët e qytetit (Video)

E publikuar: 22/01/2019 02:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një video e filmuar në Kinë, shfaq një grup punonjësish të cilët janë detyruar të ecin zvarrë këmbë e duar nëpër rrugët e qytetit, kurse pamjet janë bërë virale në internet.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Zaozhuang në provincën kineze Shandong, ku  një grup femrash ecin zvarrë këmbë e duar nëpër rrugët e frekuentuara, derisa atyre u printe një burrë që mbante flamurin e kompanisë ku punojnë, transmeton Telegrafi.

E gjitha kishte ndodhur si ndëshkim për punëtorët e një kompanie që merret me prodhimin e produkteve kozmetike, që nuk e kishin arritur të përmbushnin objektivat. Ndërkaq me të parë se çfarë po ndodh kishte intervenuar policia duke u munduar t’i ndalë, pasi që ato po bllokonin trafikun.

Burri që u printe punonjësve dhe që mbante në duart flamurin është shoqëruar nga policia, kurse kompania ku ato punojnë është mbyllur përkohësisht derisa të sqarohet gjithçka.

Megjithatë, kjo video ka shokuar opinionin në Kinë. Por, kjo nuk është hera e parë që korporata të ndryshme në Kinë poshtërojnë punëtorët në mënyra të tilla. Vitin e kaluar një video u publikua në internet ku punonjësit detyroheshin ta godasin njëri-tjetrin shuplaka. /Telegrafi/