Punimi i mahnitshëm krijon iluzionin optik, sikur tavani të jetë duke valëzuar (Video)

E publikuar: 02/10/2018 20:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vizitorët e një restoranti në Greqi, nuk janë të interesuar vetëm për ushqimin e përgatitur me kujdes, por edhe të shohin tavanin mbresëlënës.

Në të është realizuar një punim i mahnitshëm, që me fryrjen e erës jep iluzionin optik, që duket sikur të jetë duke valëzuar, transmeton Telegrafi.

Studioja që është marrë me instalimin, ka vënë pëlhurat speciale që lëvizin në atë formë, duke dhënë efektin hipnotizues.

“Më qetësoi vetëm duke e shikuar nga këtu”, si dhe “mund të qëndroja për orë të tëra duke e shikuar”, ishin dy prej komenteve të shumta.

Videoja e postuar në një llogari në Instagram, është parë më se 270 mijë herë, brenda një kohe të shkurtër, duke grumbulluar edhe shumë reagime pozitive. /Telegrafi/