Punëtori “Informimi i prindërve, fëmijët me probleme në të folur”

E publikuar: 25/06/2017 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Instituti Kosovar për Logopedi do të lansojë punëtorinë “Informimi i prindërve, fëmijët me probleme në të folur” në kuadër të projektit “Ditë Informuese”, projekt ky i mbështetur nga Komuna e Prishtinës.

Kjo punëtori do të mbahet me datën 29 qershor 2017 në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Tekonologjisë duke filluar nga ora 12:00 -15:00.

Në panel për diskutim janë z. Miran Xhelili, logoped, znj. Leonora Shabani, themeluse e OJQ Down Syndrome dhe udhëheqëse e grupit mbështetës të prindërve si dhe z.Visar Sadiku, psikolog.

Sot në emisionin Radio Kosova ishin te ftuara Ardita Uka dhe Flaka Isufi, të cilat biseduan në lidhje me shkencën e logopedisë, formimin e Institutit Kosovar për Logopedi si dhe për punëtoritë dhe projektet që synojnë të zhvillohen.
Drejtoresha e Institutit Kosovar për Logopedi, znj. Ardita Uka potencioni rëndësinë e themelimit të institutit dhe fton të gjithë qytetarët, të rinjtë dhe prindërit të marrin pjesë në punëtorinë që do të mbahet ditën e e enjte, duke e parë atë si një mundësi të mirë për t’u informuar rreth problemeve dhe vështirësive në të folur.

Znj. Flaka Isufi, anëtare e Institutit Kosovar për Logopedi, tregoi për rëndësinë e shkencës së logopedisë në Kosovë dhe nevojën për logopedë në institucionet edukative dhe arsimore, bazuar edhe në hulumtimet e fundit shkencore.

Për të gjithë të intersuarit për pjesëmarrje, të kontaktojnë në:
e-mail: [email protected]
ose në numrat kontaktues: +377 44 381-369 / +386 49 191 450.