Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë nga sot në protestë

E publikuar: 29/03/2016 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punëtorët e Pallatit të Drejtësisë kanë bërë të ditur se nga sot do të jenë në protestë për  shkak të kushteve të këqija të punës, përkatësisht mungesës së oksigjenit, e që për pasojë disa punëtorë kanë pasur probleme shëndetësore.

Sindikata e Judikaturës e Gjykatës Themelore në Prishtinë në mbledhjen mbajtur me 25.03.2016, ka vendosur unanimisht për ndërprerjen e punës në Pallatin e Drejtësisë.

“Punonjësit  e kësaj gjykate vendosen se duke filluar që nga  sot me  datë 29.03.2016, do të ndërprerjen  punën  nga dy orë në ditë, prej orës 13 deri në ora 15. Kjo formë e protestës do të vazhdoj deri në riparimin e sistemit të ajrosjes në këtë objekt.  Nëse organet kompetente nuk marrin masa në plotësimin e kësaj kërkese, punonjësit paralajmërojnë ndërprerje totale të punën në ndërtese”, thuhet në njoftimin e punëtorëve.

Protestës i janë bashkangjitur  institucionet tjera të akomoduara në Pallatin e Drejtësisë si Gjykata Supreme, Gjykata e Apelit,  Prokuroria e Apelit dhe ajo Themelore.