Punëtoret e fabrikës “Vitex” në Viti në grevë, bënë punë katër muaj e u paguan vetëm për një (Video)

E publikuar: 16/11/2017 20:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

150 punëtore të fabrikës së tekstilit “Vitex” në Viti, për katër muaj që punojnë, janë paguar vetëm për një muaj.

Kjo i ka shtyrë ato të hyjnë në grevë. Nuk kanë dashur të flasin para kamerës nga frika se mund të largohen nga puna por janë ankuar se ka tre muaj që nuk i kanë marrë pagat e tyre.

Njëri ndër aksionarët, i cili është nga Gjermania, i nervozuar me praninë e ekipit të KTV-së, nuk ka pranuar të flasë asgjë lidhur me këtë çështje, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të ekipit nga fabrika.

Pavarësisht se është biznes privat, opozita në këtë komunë kritikon kryetarin e komunës që, sipas tyre, bëri fushatë me këto punësime.

Kjo fabrikë është ngritur me një partneritet në mes të një kompanie gjermane me 51% të aksioneve dhe 49% të një ndërmarrësi lokal.