Punë pa pagesë jashtë orarit – Kompanitë private i ‘sakatojnë’ punëtorët e tyre për festat e fundvitit

E publikuar: 26/12/2018 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Teksa po afrojnë festat e fundvitit, kompanitë që merren me shitjen e artikujve ushqimorë po përballen me fluks jo të zakonshëm të njerëzve.

Të njëjtat, në nevojë për punëtorë për përballimin e këtij fluksi, po i shfrytëzojnë ata edhe jashtë orarit të punës, si dhe gjatë ditëve të pushimit, shkruan lajmi.net.

Një lexues i lajmi.net, ka dërguar në redaksi orarin të cilin ai pretendon se e ka vendosur kompania “Viva Fresh”, dhe ku shihet se punëtorët po detyrohen të punojnë me nga 10, 11 e 12 orë ditëve të fundit të vitit.

Për të njëjtat ditë, D.E, ankohet se kompania nuk do t’i japë asnjërit punëtor pagesë shtesë, ani pse, një gjë e tillë sipas tij parashikohet në kontratë.

“Orari në Viva Fresh Store, pa pagesë dhe pa pushim. Kurse në kontratë shkruan me pagesë. Kjo është një maltretim”, ka shkruar ai në adresë të lajmi.net.