Punë e kryer, Milani transferon një sulmues fantastik

E publikuar: 17/08/2017 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nikola Kalinic tashmë mund të quhet lojtar i Milanit, raporton “Calciomercato.com”.

Sulmuesi kroat, Nikola Kalinic, është pran kalimit në “San Siro” te Milani dhe raportohet se Fiorentina tashmë është duke negociuar vetëm mënyrën e pagesës pasi çdo gjë tjetër ka përfunduar.

Kroati ka qenë kërkesë e Vincenzo Montella që një kohë, i cili dje bëri me dije se marrëveshja është shumë afër të arrihet.

Sipas “Calciomercato.com”, klubet kanë arritur marrëveshje për 25 milionë euro dhe tani janë duke negociuar vetëm mënyrën e pagesës. /Gazeta Express/