Puna nga shtëpia, një prej trendeve globale në rritje

30.05.2019 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Puna nga shtëpia, një prej trendeve globale në rritje

Nëse ju jeni një person që punoni nga shtëpia, atëherë e njihni mjaft mirë ekonominë gig dhe sesa shumë ajo po forcohet. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave në Amerikë, që prej 2016 rreth 15 milionë njerëz rezultojnë të vetëpunësuar, që është më shumë se 10 për qind e të gjithë punonjësve amerikane. Deri në vitin 2020 shifra të tilla pritet të shënojnë rritje.

Ky është një lajm shumë i mirë edhe për punëdhënësit, sepse i krijon atyre mundësinë për të bashkëpunuar me punonjës të aftë dhe mbi të gjitha me norma më të arsyeshme pagese në krahasim me ata që punojnë me kohë të plotë.

Megjithatë menaxhimi i duhur i punës me një punonjës të pavarur mbetet gjithmonë një sfidë më vete. Ja sesi të merrni më të mirën prej një bashkëpunimi të tillë:

1. Zgjidhni punonjësin e duhur

Në ditët e sotme ka shumë faqe interneti ku prezantohen profilet e shumë punonjësve që punojnë të pavarur, gjë kjo e cila jo vetëm do t’ju kursejë shumë kohë por edhe do t’ju ndihmojë për të bërë zgjedhjen e duhur.

Pasi të keni përcaktuar kandidatin që do të merrni për në intervistë, këshillohet që t’i bëni pyetje sa më të sakta për të parë nëse ai është vërtet i aftë për atë punë.

2. Trajtojini si profesionistë

Punonjësit që punojnë nga shtëpia bëjnë të njejtën punë me ata që punojnë në zyrë, madje mund të bëjnë edhe akoma më shumë. Prandaj këshillohet që t’i trajtoni ata si profesionistë të vërtetë dhe njësoj me punonjësit që punojnë në zyrat e kompanisë suaj.

3. Përcaktoni paraprakisht, pagesën dhe afatet

Mënyra më e mirë për të pasur sukses në menaxhimin e punonjësve të pavarur është që ju të përcaktoni paraprakisht pagesën e tyre dhe mbi të gjitha edhe afatet kur doni që materiale të caktuara t’ju dorëzohen. Kjo do të bëjë që mos të krijohen probleme as nga ana juaj si punëdhënës dhe as nga ana e tyre si punëmarrës.

4. Respektoni pavarësinë e tyre

Shumë punëdhënës e vlerësojnë faktin se punonjësit e pavarur tregohen të kujdesshëm ndaj detajeve dhe mbi të gjitha në respektimin e orareve. Por të gjithë punëdhënësit që kanë punësuar punonjës të pavarur duhet të kenë parasysh faktin se këta të fundit janë të pavarur dhe nuk mund t’ju përgjigjen vazhdimisht për kërkesat që keni, sepse si ju mund të kenë edhe punëdhënës të tjerë. /Monitor

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


S’e ndalin skandalet, Loredana merr çmim të rëndësishëm në Gjermani

S’e ndalin skandalet, Loredana merr çmim të rëndësishëm në Gjermani

Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Kërkojnë medalje dhe pikë olimpike në Budapest

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

Dy filma të gjatë Kosovarë mbështeten nga Agjensioni për Film i Maqedonisë Veriore

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

MJEKU NGA FERIZAJ KËRKON 100 MIJË EURO KOMPENSIM

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Fero argëtohet me këngët e repereve Melinda dhe Tayna

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Paratë nuk e tundojnë Mourinhon, refuzon 100 milionë euro nga Kina

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Vedat Muriqi transferohet në Fenerbahçe

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Me një fustan transparent Morena paralajmëron këngën e re

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Melania Trump bëhet me shtatore prej druri në Slloveni

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Bebe Rexha nuk ka turp, në mënyrë provokuese ekspozon të pasmet

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Loredana publikon këngën më të re, e preferuara e Mozzik

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Oriolën e fotografojnë nga prapa në banjo, ky detaj merr vëmendje

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

Përfundimisht ka filluar trendi i grimit të cilin e adhurojnë të gjithë

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

ISH I DASHURI I KYLE JENNER I SHKRUAN ARMELËS SË BIG BROTHER

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

Urimi i veçantë i Anitës për Ramushin për ditëlindje: Jam dhurata më e mirë që ke marrë ndonjëherë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë

UniKKatil e zyrtarizon koncertin në Mitrovicë