Pulisic: Mund të jap shumë në Premierligë

E publikuar: 18/07/2019 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Christian Pulisic është shumë i lumtur para fillimit të sezonit të ri në Premierligë, dhe mezi pret që të nis aventurën me fanellën e Chelsea.

Pulisic do të jetë zëvendësues i Eden Hazard, i cili është larguar në drejtim të Real Madrid, dhe kjo sigurisht do të jetë detyrë e vështirë për amerikanin.

Lojtari i është bashkuar ‘Bluve’ të Londrës nga Borussia Dortmund, dhe ai është i lumtur para fillimit të sezonit, të cilin e pret me padurim.“E di se do të jetë e vështirë, por unë gjithashtu e di se do të jetë shumë qejf” ka thënë Pulisic, transmeton lajmi.net.“Mendoj se kam shpejtësinë dhe kreativitetin që t’i ndihmojë skuadrës. Mund të bëjë mirë në Premierligë. Nuk mund të pres” ka thënë ndër të tjerash reprezentuesi i SHBA-ve.Lojtari është vetëm 20 vjeçar dhe nga ai pritet shumë në sezonin që po afron. /Lajmi.net/