Pulëbardhat i vihen pas shqiponjës që ua grabiti anëtaren e grupit, grabitqarja ishte më e fortë (Foto)

E publikuar: 19/12/2018 07:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

David Canales ndodhej Alaskë të Shteteve të Bashkuara, ku zuri imazhet e skenës së rrallë, kur shqiponja e grabiti një pulëbardhë.

Megjithëse ia kishte ngulur thonjtë e fuqishëm dhe po largohej, grabitqarin e ndiqnin anëtaret e grupit të viktimës, që përpiqeshin ta shpëtonin, transmeton Telegrafi.

Por, e kishin të kotë, sepse shqiponja u tregua shumë më e fortë dhe arriti të largohej bashkë me prenë që kishte zënë.

“Gjithçka ndodhi aq shpejtë, sa që nuk e pashë si duhet. Mirë që e fotografova dhe më pas munda të analizojë skenën dramatike” ka thënë Canales.

Sipas tij, shqiponja është shfaqur nga askund dhe me po aq shpejtësi, është larguar pasi kreu sulmin e suksesshëm. /Telegrafi/