Puigdemont i përgjigjet Rajoy, por nuk sqaron nëse ai ka shpallur pavarësinë

E publikuar: 16/10/2017 10:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont në përgjigjen e tij ndaj kërkesës së Mariano Rajoy, nuk ka sqaruar nëse ai ka shpallur pavarësinë, të martën e kaluar.

Në letrën e cila është publikuar në Radion Katalonia, mungojnë shumë dokumente sqaruese, transmeton Indeksonline.

Ndryshe, Puigdemont vazhdon ta mbrojë rrugën e dialogut dhe thotë se ai “pezulloi” pavarësinë për t’i hapur rrugë marrëveshjeve të dialogut.

Në letrën 4 faqesh, ai kërkon një takim me Rajoyn për t’i dhënë fund represionit kundër popullit dhe Qeverisë së Katalonisë.