Pudra talk shkakton kancer? Vendimi gjyqësor habit botën

E publikuar: 30/10/2016 01:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një gjykatë amerikane vendosi të dëmshpërblejë një grua me 70 milionë dollarë pasi ajo pretendonte se pudra talk e kompanisë Johnson&Johnson i ka shkaktuar kancer ovarian.

Deborah Giannecchini nga Kalifornia, SHBA, u diagnostikua me kancer në vitin 2012.

Ajo akuzoi kompaninë gjigande, duke theksuar se e mori sëmundjen pasi përdori pudrën talk në zonën intime.

Avokati i saj, Jim Onder tha: “Jemi të lumtur për vendimin e marrë. Gjykata konfirmoi se kompania duhet të paralajmërojë publikun për rrezikun që vjen nga produkti i tyre”.

pudra2

Megjithatë, kompania ka mohuar që produkti i tyre përbën ndonjë rrezik, madje edhe nëse përdoret në zonën intime.

Një zëdhënëse e kompanisë tha se ata do apelojnë vendimin.

“Ne udhëhiqemi nga shkenca dhe deklarojmë me siguri të plotë se produktet tona nuk përbëjnë rrezik”.

Kjo nuk është padia e vetme ndaj kësaj kompanie për të njëjtën akuzë.

1.7 milionë persona diagnostikohen me kancer çdo vit në SHBA, prej tyre 22 mijë me kancer ovarian.

Shumë studime thonë se nuk ka lidhje mes kancerit ovarian dhe pudrës talk.

Megjithatë një studim thotë se pudra talk shton me 40 përqind mundësinë që të prekeni nga ky lloj kanceri.

Kjo pudër vjen nga minerali i talkut, që gjendet në mbarë botën.

Pudra talk përdoret që prej vitit 1894 gjerësisht në kozmetikë dhe kujdes personal.

Kjo pudër thith lagështinë.