Publikohet videoja e këngës ‘Say my name’ nga David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin

E publikuar: 20/11/2018 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

David Guetta, Bebe Rexha dhe J-Balvin e kanë publikuar klipin e këngës ‘Say my name’.
Pas suksesit të këngës ‘Say my name’ në versionin audio, ata i kanë realizuar edhe klipin këtij projekti, me regjisore Hannah Lux Davisin.

Videoja përmban shumë skena neoni me veshjet e frymëzuara të viteve ’80 dhe lule të ndritshme në manikyrin e thonjve.

Ndërsa këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj. Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të David Guettas me titull “7 (Seven)”.