Publikohet Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2017

14.06.2018 12:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Publikohet Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2017

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar Raportin Vjetor për vitin 2017, në të cilin gërshetohen të gjitha zhvillimet në sektorët që janë pjesë e përgjegjësive të BQK-së.

Raporti Vjetor i BQK-së për vitin 2017, ashtu siç kërkohet me Ligjin mbi Bankën Qendrore, paraqet një pasqyrë të zhvillimeve ekonomike dhe financiare, si dhe të aktivitetit të BQK-së gjatë vitit 2017, ku vërehet qartë se BQK-ja me sukses ka arritur që të realizoj objektivat e saj ligjore.

Raporti fillimisht ofron një përmbledhje të zhvillimeve kryesore ekonomike dhe financiare në ekonominë e Eurozonës dhe të Evropës Juglindore, për të vazhduar pastaj me zhvillimet në ekonominë e Kosovës. Rritja ekonomikë në Kosovë në vitin 2017 vlerësohet të ketë qenë 3.7, kurse, për vitin 2018 parashikimet e BQK-së sugjerojnë se norma reale e rritjes së BPV-së pritet të jetë në intervalin prej 4.2% deri në 4.4%.

Në vitin 2017, sistemi financiar u karakterizua me rritje të aktivitetit, ku vlen theksohet në veçanti rritja e kreditimit bankar me një normë vjetore prej 11.5 përqind. Gjithashtu, zhvillim shumë të rëndësishëm për sektorin bankar paraqet edhe rënia e mëtejme e kredive joperformuese, të cilat zbritën në 3.1 përqind, një nivel dukshëm më i ulët krahasuar me vendet tjera të rajonit.

Normat e interesit në kredi vazhduan trendin rënës, duke kontribuar kështu në përmirësimin e mëtejmë të kushteve për qasje në financim bankar. Norma mesatare e interesit në kredi në fund të vitit 2017 ishte 6.8 përqind, në krahasim me normën prej 7.2 përqind të regjistruar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Rëndësi të veçantë ka edhe përmirësimi i performancës së sektorit të sigurimeve, të cilat pas një periudhe të gjatë të brishtësive financiare, arritën ta përmirësojnë performancën dhe të shënojnë një profit neto në vlerë prej 6.4 milionë euro. Ky përmirësim i performancës reflekton suksesin e masave rregullatore dhe mbikëqyrëse të BQK-së për sanimin e performancës së këtij sektori. Sektori mikrofinanciar shënoi rritje të aktivitetit kredidhënës, ndërsa vlera e gjithsej aseteve arriti në 193.5 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore të theksuar prej 29.4 përqind. Fondet pensionale u karakterizuan me një performancë pozitive në vitin 2017, ku vlera e përgjithshme e aseteve arriti në 1.65 miliard euro, një rritje e theksuar e aseteve prej 16.0 përqind, kurse dyfishoi kthimin në investime duke arritur në 103.1 milionë euro në vitin 2017.

Në funksion të mbajtjes së një sistemi bankar stabil, BQK-ja gjatë vitit 2017 ka bërë ekzaminimet e bankave komerciale konform planit të paraparë, ku në përputhje me praktikat ndërkombëtare në fushën përkatëse, vëmendje e veçantë i është kushtuar rrezikut kreditor, rrezikut të likuiditetit, rrezikut të tregut dhe rreziqeve tjera, duke u bazuar në qasjen e mbikëqyrjes së bazuar në rrezik.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, një vëmendje të madhe i ka kushtuar mbrojtjes së shfrytëzuesve të shërbimeve financiare. Gjatë vitit të kaluar, në BQK janë shqyrtuar 602 ankesa të shfrytëzuesve të shërbimeve financiare (persona fizikë dhe juridikë), ku 335 ankesa kanë qenë të deponuara për banka, IMF, IFJB dhe fonde pensionale, përderisa 267 ankesa kanë qenë të deponuara për kompanitë e sigurimeve. Gjatë vitit 2017, një rëndësi të madhe BQK-ja i ka kushtuar adaptimit të Kornizës Bazel për Kapital, Ligjit për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare, Ligjit të ri për Mbrojtjen e Konsumatorit, Plotësimit të kornizës rregullative për mbikëqyrjen e siguruesve, Plotësimit të kornizës rregullative për mbikëqyrjen e fondeve pensionale dhe mbështetjes ligjore dhe rregullative të shtyllës së Mbikëqyrjes Financiare. BQK-ja ka vazhduar të përfitojë nga asistenca teknike gjatë vitit 2017, e ofruar nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatoret e ndryshëm si me projektet ekzistuese, po ashtu edhe me iniciativa të reja./infosot/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës e as autonomi për serbët

Thaçi: Nuk ka ndarje të Kosovës e as autonomi për serbët

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas debateve për territore në Kosovë e Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit reagon pas debateve për territore në Kosovë e Serbi

Daçiq: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

Daçiq: Nuk ka zgjidhje për Kosovën pa miratimin e fuqive të mëdha

Opozita e ndarë rreth urgjencës mbi dialogun

Opozita e ndarë rreth urgjencës mbi dialogun

Thaçi beson se Shqipëria nuk do të jetë kundër bashkimit të Kosovës me Luginën

Thaçi beson se Shqipëria nuk do të jetë kundër bashkimit të Kosovës me Luginën

Drejtori ligjor që shleu një nen risistemohet shkaku i neglizhencës

Drejtori ligjor që shleu një nen risistemohet shkaku i neglizhencës

Thellohet problemi i Asociacionit

Thellohet problemi i Asociacionit

ISPE-ja akuzon MASHT-in për programet e paakredituara, ministri i quan shantazhe

ISPE-ja akuzon MASHT-in për programet e paakredituara, ministri i quan shantazhe

A mund të sjellë shkëmbimi i territoreve normalizim

A mund të sjellë shkëmbimi i territoreve normalizim

Kuçi: Kryeministri Haradinaj do të ketë rol në bisedimet me Serbinë

Kuçi: Kryeministri Haradinaj do të ketë rol në bisedimet me Serbinë

20-vjetori i shpërthimeve ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani

20-vjetori i shpërthimeve ndaj ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani

Sanksionet ekonomike amerikane ndaj Iranit

Sanksionet ekonomike amerikane ndaj Iranit

Vriten nënë e bijë në Gjakovë, i dyshuar kryefamiljari

Vriten nënë e bijë në Gjakovë, i dyshuar kryefamiljari

LDK e çon në Gjykatë Kushtetuese Thaçin për shkak të deklaratave për ndryshimin e kufijve

LDK e çon në Gjykatë Kushtetuese Thaçin për shkak të deklaratave për ndryshimin e kufijve

Një delegacion turk drejt Uashingtonit për të zbutur tensionet

Një delegacion turk drejt Uashingtonit për të zbutur tensionet

Ankaraja në kursin e përplasjes me Uashingtonin

Ankaraja në kursin e përplasjes me Uashingtonin