Publikohet numri i viktimave nga koronavirusi brenda një dite në Angli

E publikuar: 04/07/2020 17:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anglia ka njoftuar se numri i të vdekurve brenda një dite në spitalet e këtij vendi është 39.

Sipas shifrave zyrtare të qeverisë, numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19 në Angli shkoi në 28 mijë e 872.

Viktimat e regjistruara në 24 orët e kaluara ishin të moshës nga 45 deri në 99-vjeçare dhe të gjithë kishin probleme të tjera shëndetësore, shkruan “Daily Mail”.

Britania e Madhe është shteti me numrin më të lartë të viktimave të koronavirusit në Evropë dhe një ndër vendet më të prekura në botë./GS/