Publikohen të dhënat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik

E publikuar: 01/06/2015 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik, sipas të cilës 98.3 për qind e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë.

Sipas Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik, këtë vit deklarimin e rregullt vjetor të pasurisë kanë pasur për obligim ta bëjnë 4200 persona, kurse deklarimin e kanë bërë 4125 zyrtar ose shprehur në përqindje rreth 98.3%.

Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike Agjencia do të organizon aktivitetin publik të hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë që sipas Ligjit për deklarimin e Pasurisë do t’i nënshtrohen 20 për qind e listës së përgjithshme të të deklaruarve, transmeton Telegrafi.

AKK thotë se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara në formularin e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara, andaj ka kërkuar nga zyrtarët e lartë publik që ta njoftojnë AKK-në sa më shpejtë që është e mundur në mënyrë që të bëhen përmirësimet dh e për t’i shmangur paqartësitë që mund të krijohen.