Publikohen pamjet e vrasësit tek përgatiste dhomën e tmerrit: Aty ku u vra shtatzëna, pesë ditë pasi ishte torturuar (Foto)

E publikuar: 07/11/2016 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia ka lëshuar pamjet trishtuese të marra nga kamerat e sigurisë tregojnë vrasësin Brady Oestrike duke përgatitur një dhomë të torturës, ku ai mbajti një vajzë për pesë ditë përpara se ta vriste atë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell “Telegrafi”, hetuesit në Wyoming, Michigan, gjithashtu kanë zbuluar më shumë se 100 fotografi nga brenda shtëpisë të mbushur me armë të 31-vjeçarit.

Në korrik të vitit 2014, Brady Oestrike kishte rrëmbyer dhe i kishte prerë kokën 25-vjeçarit Charles Oppenneer.

Ai gjithashtu kishte vrarë Slocum, pas pesë ditësh torturash, e cila ishte në muajin e tetë të shtatzënisë.

Videoja e parë thuhet se është bërë më 5 korrik 2014, vetëm disa ditë para vrasjeve