Publikohen pamjet e një kryebashkiaku në Shqipëri duke konsumuar kokainë në lokal

E publikuar: 22/01/2020 15:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një kryetar bashkie është filmuar duke marrë kokainë në një ambient publik.

ABC News publikoi sot në mëngjes në emisionin “ABC e mëngjesit” foto të këtij momenti, të vëna në dispozicion nga gazetari investigativ, Artan Hoxha.
Video e siguruar nga gazetari do të publikohet sot pasdite në televizionin ABC News.

Bëhet fjalë për një kryebashkiak në detyrë, të zgjedhur në zgjedhjet e 30 qershorit.

Ai ka qenë duke konsumuar kokainë në një lokal, ndërsa është regjistruar nga kamerat e sigurisë së lokalit.