Publikohen mesazhet e Suela Kalajas me ish -të dashurën e Arijon Abdylit

E publikuar: 19/08/2017 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi mësuam që Suela Kalaja është martuar me Arijon Abdylin, të ashtëquajturin milioneri i fuqishëm, menjëherë në redaksinë 360grade.al vjen një informacion shumë i rëndësishëm që ndryshon të gjithë rrjedhën e ngjarjes. Ish e dashura e Arijonit ka treguar historinë e saj 2 vjeçare, se çfarë tipi është në të vërtetë Arijoni. Dhe për ta bërë akoma më të besuar historinë e saj ajo na dërgon dy foto ku tregohet biseda e saj me Suelën.

Dhe pasi Suela ka mesuar për marrdhenien që kishte Arijon Abdyli me Elisabetën ajo menjëherë i çon një mesazh kërcënues duke i thënë që të mos e ngacmoj më burrin e saj, duke e marë në telefon.

Në këtë moment Ish e dashura e Arijonit, vajza që e mbajti me para për dy vite me radhë, vajza që i blinte rroba sepse biznesmeni nuk kishte para të blinte rroba të tjera, vjaza që i dërgonte bukë sepse milioneri në fjalë nuk kishte para as për të ngrënë bukë me vaj, ia tregoi të gjitha duke i thënë Suelës që është lidhur me njeriun e gabuar. Gjithashtu ajo i tregoi arsyen përse e merr vazhdimisht në telefon Arijonin, sepse kërkonte që ai ti kthente të gjitha paratë që ia kishte marrë borxh.

 Historia:

Ish-dashura (Elisabeta) ka treguar se si është njohur me të ashtëquajturin ‘’milioneri’’, që sipas saj ai është thjesht një mashtrues që nuk rroba të veshë. “Kam vite që jetoj në Itali dhe punoj si kamariere, nuk më mjaftonin lekët dhe shkova që të gjej një punë më të mirë, shkova në një restorant ku pronar ishte Arijon Abdyli, shkova dhashë intervistën dhe ai më pranoi në punë, por nuk do ta kuptoja kurrë që ajo ditë kishte për të më sjellë shumë probleme më vonë.

U miqësova me Arijonin, dhe ai gjithmonë hapej me mua dhe me tregonte të gjitha problemet që kishte pasur në të kaluarën, gjithmonë qahej sepse nuk fliste me prindërit e tij.  Por problemi i tij vazhdon akoma edhe më shumë. Zbulova që restorantin e tij e kishte hapur ne emër të vajzës së vet dhe jo në emrin e tij.

Mbas pak kohësh un vendosa të iki nga restoranti i tij, dhe aty filluan problemet edhe për mua sepse Arijoni më ngjitej nga mbrapa, pasi dolëm disa herë bashkë dhe pas shumë premtimeve që më bëri ai, unë vendosa që të lidhem me të, sado që isha e martuar me një burrë tjetër që unë në fakt nuk e doja , pranova që të lidhem me të, sepse fjalët e tij të bukura më bënë për vete dhe pak e nga pak unë fillova të bija në dashuri me të.

Por që ditën e parë të lidhjes ai më kërkoi borxh 1000 mijë euro sepse donte të lante disa borxhe, dhe unë nga besimi i tepërt vendosa t’ia jap, por nuk përfundon këtu, për dy vite me radhë i kam dhënë para borxh, i kam blerë rroba, i bëja bukën gati dhe ja çoja te puna. Ishte Arijoni që më detyroi që të ndahesha nga burri im, dhe nga inati ai shkoi te restoranti dhe e rrahu keq fare. Por desha apo jo une u ndava nga burri im i parë sepse isha mashtruar nga fjalët magjike të një milioneri të rrem, që hante bukë me vaj dhe mbante veshur për dy javë të tëra të njëjtat rroba, mirë që qëllova une që fillova ti blija rroba të tjera, se ishte kantandisur si mos më keq.

Po është e vërtetë që ai ka pasur lekë por ama para 10 viteve, ai tani është i zhytur në borxhe dhe më kërkoi që të hapnim një llogari bankare në emrin tim dhe të mernim kredi 22 mijë euro që të hapnim një lokal në emrin tim. Në këtë moment unë u acarova keq fare, dhe i dhash fund lidhjes time 2 vjeçare me personin më mashtrues në botë. Më besoni kur them aë ai nuk ka një kacidhe./360grade.al