Publikohen fotot e katër të dyshuarve për sulmet në Barcelonë

E publikuar: 18/08/2017 19:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia katalanase ka lëshuar emrat dhe fotografitë e katër personave të kërkuar në lidhje me sulmet e së enjtes në Barcelonë.

Moussa Oukabir, 17 vjeçar, mendohet të jetë shoferi i furgonit, edhe pse ende nuk është e qartë nëse ai është një nga pesë të vrarët nga policia në Cambrils, shkruan BBC.

Të tre burrat e tjerë: Said Aallaa, Mohamed Hychami dhe Younes Abouyaaqoub besohet të jenë shtetas maroken që jetojnë në Ripoll dhe janë të moshës nga 18 deri në 24 vjeç.

Katër vetë janë arrestuar tashmë në lidhje me sulmet.