Publikohen foto të telefonit me palosje Samsung Galaxy X

E publikuar: 17/01/2018 01:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Shtator Bloomberg raportoi se Presidenti i Samsung Mobile Dj Koh ka thënë që telefoni Samsung me ekran me palosje do të vinte në 2018-ën.

“Si drejtues i biznesit mund të them se ky telefon është prioriteti ynë kryesor vitin e ardhshëm,” është shprehur Dj Koh.

Ditën e sotme është publikuar një imazh nga LetsGoDigital i cili përfaqëson një patentë të dërguar në World Intellectual Property Organization.

Telefoni është Galaxy X dhe do të debutojë në fund të vitit. Ka pasur raportime se Samsung ka treguar telefonin në CES 2018 në një takim me dyer të mbyllura.

Ai do të ketë ekran 7.3-inç OLED e madje ka raporte se do të ketë edhe laps Stylus.

Për të mundësuar ekranin me palosje, Samsung do të implementojë një film prej polimidi. Ai është o hollë, fleksibël dhe rezistent ndaj nxehtësisë dhe kimikateve.

Galaxy X është në punim prej vitesh nga Samsung. /PCWorld Albanian