Publikohen emrat e personave të dyshuar për vrasjen e policit të Kosovës

E publikuar: 25/03/2015 14:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personat të cilët u morën nga pyetje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin e vrasjes të pjesëtarit të PK-së, Shemsi Gashit, janë Agron e Mujë Gashi, të cilët dyshohet se ishin dorasit e vrasjes së zyrtarit policor sot në orën 7 të mëngjesit.

Në kushte anonimiteti disa fqinj të policit thanë për “Klan Kosova” se ai kohë më parë kishte problem me këta kushërinj për një tokë me rreth 40 ari në lagjen e spitalit, për të cilën gjykata kishte marrë vendim 4 muaj më parë që ajo t`i rikthehej pronarit të vërtetë Shemsiut tashmë të ndjerë.

Dyshohet se polici u vra për një truall I cili u tha se kushton rreth 1 milion euro.