Publikohen detajet e telefonit Razer për adhuruesit e lojërave

E publikuar: 01/11/2017 19:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka patur spekulime se Razer është duke punuar në një telefon inteligjent të cilat filluan kur kompania doli në bursë në mënyrë që të financonte pajisjen.

Razer gjithashtu ka blerë prodhuesit e telefonëve Nexibit Robin, e cila shërben si një provë më tepër për rastin e telefonit Razer.

Duke qenë se kompania shquhet për laptopët e saj të lojrave, thuhet se ky telefon gjithashtu do të ndërtohet për adhuruesit e lojërave por çfarë do të thotë kjo?

Një listim i telefonit në 3G UK na ofron provat që kemi nevojë. Imazhi është cilësi e dobët por në pamje të parë mund të shohim një telefon Nextbit Robin por me harduer tjetër.

  • Ekran 5.72 inç me frekuencë 120 Hz
  • Bokse duale Dolby
  • Kamera të dyfishta 12 megapiksel dhe 13 megapiksel
  • Bateri 4,000 mAh
  • 8GB RAM
  • 64GB memorje të brendshme

Nëse këto specifika provohen të vërteta, atëherë telefoni Razer mund të ketë ekran të mprehtë me frekuencë të lartë rifreskimi, plot RAM dhe jetëgjatësi solide baterie.

Me këtë harduer telefoni mund të luajë përmbajtje të realitetit virtual dhe të shtuar. Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga kompania po thuhet se ka në plan të prezantojë diçka ditën e sotme. /PCWorld Albanian