“Psycho”, roman kanibal

E publikuar: 13/05/2018 18:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nuk ka të bëj me filmin e kanibal Hektor i cili ushqehet me mish njeriu, por me romanin ‘Psycho” të Ilir Muharremit i cili vë në pah kanibalizmin si shprehi të mirë të protagonistit.

Ai e kthen personazhin edhe në histori të kanibalizmit. Kanibalët në histori, në fazat më të ulëta të zhvillimit të shoqërisë janë njerëzit që hanin mishin e njeriut, njeringrënës si dhe fjalë e kuptim të keq për njerëzit shumë të egër, gjakatar e mizor. Këtë ai e merr nga kafshët të cilët e hanë llojin e vet dhe përse njeriu nuk e ha kur ai vet është kafshë? Kjo fshihet pas kryepersonazhit i cili vërtet dukët kafshë e pamëshirshme ndaj personazheve tjerë. Në këtë roman nuk duhet dënuar kanibalizmin sepse njeriu i kthehet rrënjëve të veta, andaj çdo gjë lirohet edhe krimineli duhet të jetoj i lirë sepse ai nuk ka faj për krimin që e bën. Mosdija është ajo që e udhëheq njeriun. Andaj, në këtë roman kanibalizmin nuk duhet parë si armik por si instinkt të vërtetë të njeriut primitiv i cili jeton edhe sot. Edhe shkenca e vërtetoj se njeriu në fillim ishte kanibal. Sipas hulumtimeve origjinale, shënuesit gjenetik gjenden zakonisht në njerëzit modern në të gjithë botën tregojnë se shumë njerëz sot mbajnë një gjen që ka evoluar si mbrojtje kundër sëmundjeve të trurit të cilat mund të përhapen nga konsumojnë trurin e njeriut.

Kanibalizmi ka qenë herë pas here si mjeti i fundit nga njerëzit që vuajnë nga uria. Në Jamestoën kolonial, kolonistët drejtuar në kanibalizëm gjatë një periudhë të njohur si Koha ngordhje, 1.609-1.610. Pasi u zvogëlua furnizimi me ushqim, disa kolonistët filluan t’i merrnin kufomat për ushqim. Gjatë kësaj periudhe, një njeri pranoi se kishte vrarë gruan e tij shtatzënë, e kishte kriposur, dhe e hëngri. Kanibalizmi ishte nevojë, por edhe problem psikik te njeriu. Po ju shkëputim disa fragmente kanibaliste nga ky roman:

“Sot, përveç që t’i theva këmbët, do të ha sikur hienë për së gjalli, sepse kështu njerëzit e hanë njëri-tjetrin. Ti je viktima, kështu së paku je duke menduar, ose përse të jesh ti viktima kur ndoshta nuk je sikur të tjerët? Po, jo, të gjithë jeni të njëjtë, të gjithë. Nuk e doni as veten e lë më njëri-tjetrin. Jeni satanistë të virtytshëm. Të duket epokë e çuditshme kjo? Me siguri, sepse mendjet tuaja janë në rrëmujë, të turbullta, jeni tradhtarë, konvertues fanatikë, pedofilë, abuzues e çka tjetër se. Jeni dinakë të vegjël, bijtë e djallit, hipokritë, aspak prekës, vetëm nëse ju prekim fëmijët ose motrat, atëherë tërboheni zagarë. Një ditë qiellit do t’ja vë flakën, por së pari juve bythë pa larë. Kafsha më e shëmtuar lakuriqe është njeriu, edhe majmuni duket më i bukur se ju. S’ka më Zot e as bir të Zotit, të gjitha janë të shfrenuar maniakë, edhe psikopatë. Të gjithë duhet të lirohen njëherë e përgjithmonë. S’ka rregulla jemi të lirë, por i forti prapë dominon zonjë, të ligut i cenohet liria. Të dobëtit nuk duan as vetë liri sepse janë servilë, spiunë, këta nuk e duan as veten më…

Po qeshni zonjë, prit të shkoj të marr thikën në kuzhinë, t’i pres thithkat e cicave, ose t’i nxjerrë më dhëmbë, por do më shurdhosh nga britma, duhet ta mbyllë gojën me ngjitës. Eh sa mirë, tash zëri yt më nuk do të dëgjohet zonjë. Edhe pse muret janë të izoluara ekstra për këtë punë, sikurse mure radiosh, asgjë nuk dëgjohet nga jashtë. Zgjidh vetë cilën cicë ke dëshirë ta pres? Të majtën apo të djathtën? Ose të dyja më mirë? Gratë e bukura janë me një cicë. Kam njohur një grua e cila kishte operuar kancerin në njërën cicë, interesant dukej. Frikohem se do vdesësh nga humbja e gjakut, duhet të të qep pastaj, nuk do ndjesh shumë dhimbje sepse do mpihesh nga dhimbja e madhe. Po qeshni, vazhdoni të qeshni. Jeni shumë kliente e vështirë, e sheh vdekja është e pashmangshme…

Askënd nuk e kisha shpallë të fajshëm, krejt jemi të pafajshëm, edhe krimineli vret për ndonjë arsye personale edhe vet Zoti nuk do e dënonte sepse vet ja jep këtë mundësi kriminelit; ta ketë fajësinë dhe pafajësinë. Nga miqtë dhe jeta nuk pres më gjykime sepse po të më gjykonin rrethanat e mija do vështirësoheshin shumë, ndoshta nganjëherë ndjehem mirë nëse tentoj të bëjë një krim: të dhunoj ndonjë femër ose të vras ndonjë kriminel tjetër. Nuk lehtësohem nëse vras të pafajshëm, por kriminelët i kam gjah të preferuar zotëri. Ata janë kapaku për tenxheren time. Ata së pari do i burgosja, do i obligoja të qëndrojnë në këmbë pa lëvizur…
Pas krejt kësaj do ta bëjë një selfie pranë trupit tënd. Lëkurën do ta heq sepse nuk e pëlqej. E shikon zonjë thelbin, qenka mohim i lirisë dhe duhet t’i bindesh dikujt më të fortë se ti, të pendohesh. Të gjithë jemi nga pak fajtorë, ndoshta edhe demokracia ka faj. Nuk duhet të hakmerremi, sepse të gjithë vdesim të vetmuar. Oh, zonjë, të gjithë në këtë botë japim llogari vetëm në këtë botë. A nuk jemi të bashkuar? Kush mund ta mohojë? Askush. Vdekja jote është sot zonjë. Këto janë çastet e fundit…”