PSG vije me një tjetër ‘çmenduri’ në tregun e transferimeve, 100 milionë euro për N’Golo Kanten

E publikuar: 12/10/2017 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjiganti francez, Paris Saint Germain duket se nuk do të ndalet duke transferuar futbollistë me shuma të jashtëzakonshme.

Pasi arritën të thyejnë rekordin e transferimeve me brazilianin Neymar, PSG e mori edhe talentin Kylian Mbappe.

Neymar i kushtoi klubit francez 222 milionë euro ndërsa Mbappe si huazim me të drejtë blerje për 180 milionë.

Chelsea kishte paguar 36 milionë euro për transferimin e N’Golo Kantes

Por duket se me kaq nuk do të ndalet Paris Saint Germain pasi objektivi i radhës është N’Golo Kante.

Ylli francez i Chelseat ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në Ligën Premier dhe është bërë objektivi kryesor i PSG-së.

E përditshmja franceze ‘France Football’ ka shkruar se lideri aktual i Ligue 1 do të bëjë çmos për transferimin e Kantes.

Francezi është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me kampionët aktual të Anglisë

Sipas kësaj të përditshme ish-kampionët e Francës janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro për transferimin e reprezentuesit francez.

Mbetet të shihet nëse Chelsea do të bindet nga kjo ofertë e PSG-së, pasi Kante është lojtari kryesor i kampionëve aktual të Anglisë. /Telegrafi/