PSG triumfon 2-0 ndaj Bordeaux

E publikuar: 01/10/2016 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint Germain nuk zhgënjen në “Parc Des Princess” ku u mjaftua me dy gola të Edinson Cavanit për të kaluar Bordeaux në sfidën e javës së 8 të Ligue 1. Kampionët në fuqi zbritën në fushë me formacionin më të mirë dhe e nisën takimin në sulm për të mos lejuar shumë hapësira. Ishte pikërisht sulmuesi uruguaian që në minutën e 3 pas një asisti të argjentinasit Di Maria, e vendosi menjëherë ndeshjen në rrugë të mbarë për skuadrën e Unai Emery. Kryeqytetasit vazuduan të ushtronin presion për ta mbyllur sfidën dhe arritën ta bëjnë një gjë të tillë në minutën e 30 kur i njëjti protagonist, Edinson Cavani shënoi edhe golin e dytë.

Në fraksionin e dytë, vendasit menaxhuan ndeshjen duke arritur të regjistrojnë tre pikë të rëndësishme pas një ecurie jo shumë pozitive në 8 javët e para iu regjistrojnë dy humbje. Me këtë fitore, Paris Saint Germain ngjitet në vendin e tretë me 16 pikë, 3 më pak se Monaco që triumfoi në fushën e Metz.