PSG refuzon ofertën e Barcelonës për Neymar (VIDEO)

E publikuar: 20/08/2019 22:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germain ka refuzuar ofertën e Barcelonës që ka të bëjë me sulmuesin Neymar.

Sipas ESPN, skuadra PSG është e gatshme që të heq dorë nga futbollisti 27 vjeçar, mirëpo i kërkon 222 milionë euro në këmbim, shkruan Goal.

Ndërsa klubi katalunas që është i interesuar ta përvetësojë yllin brazilian, nuk është i gatshme që ta paguajë shumën e kërkuar; prandaj edhe i është refuzuar oferta.