PSG përgatitet ta shesë Neymarin

E publikuar: 17/06/2019 12:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint-Germain po përgatitet që ta shesë yllin e skuadrës, Neymart, sipas raportimeve nga L’Equipe.

Kampionët në fuqi të Francës po përgatiten që ta lënë të shkojë futbollistin për të cilin në verën 2017 paguan një shumë rekorde prej 222 milionë eurosh.

Ky lajm vjen pas deklaratave të presidentit të klubit, Nasser al-Khelaifi, i cili kishte thënë që nuk do t’i tolerojë më “sjelljet prej ylli” të asnjë lojtari të PSG-së./Kk/