PSG ofron 70 milionë për Sanchez

07.01.2017 12:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
PSG ofron 70 milionë për Sanchez

Ofertë bombastike, jo nga Kina por nga Parisi për sulmuesin kilian te Arsenalit, Alexis Sanchez. Bomberi nga Amerika e Jugut edhe pse po shkëlqen në radhët e “Topçinjve”, mendon seriozisht largimin nga suadra e Arsene Wenger. Klubi ka gati kontratën e re për rinovimin, por mesa duket sulmuesi dëshiron të ndryshojë ambjent duke refuzuar të ulet në tavolinën e bisedimeve. Paris Saint Germain kërkon të përfitojë nga situata duke përgatitur 70 milionë Euro për ta transferuar 28-vjeçarin në “Parc des Princes”. Joshja që sheiku Al Khelaifi po i bën sulmuesit e komplikon situatën për Arsenalin që në këtë mënyrë do të humbiste një prej lojtarëve me më shumë peshë të organikës aktuale.

Drejtori teknik i PSG, Patrick Kluivert nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për ta afruar Sanchez te kampionët e Francës. Në krahun tjetër, “Topçinjtë” i ofrojnë lojtarit 12 milionë Euro në sezon, por fakti që Arsenali nuk arrin të luftojë për titullin e bën disi dyshues lojtarin. Në këtë mënyrë, gjatë merkatos së verës, PSG mund të prezantohet me 70 milionë Euro në derën e Arsenalit dhe marrëveshja mund të finalizohet me dakordësinë e të dyja palëve. Në rast të largimit të Sanchez, Wenger do të humbiste një lojtar me peshë në majën e sulmit, çka do ta detyronte klubin londinez të hidhte sytë nga merkato për të bërë një goditje të madhe. Gjithsesi, situata pritet të mbetet e ngrirë deri në merkaton e verës pasi në Janar do të jetë shumë e vështirë që Paris Saint Germain ta largojë Alexis Sanchez nga “Fly Emirates”./SUPERSOIRT.AL/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com
Kush e ndali trenin?
artikull i sponzorizuar


iPhone 8 do të njohë fytyrën e përdoruesit

iPhone 8 do të njohë fytyrën e përdoruesit

Linda Morina sherr mes artistësh, detyrohen ta heqin nga programi (VIDEO)

Linda Morina sherr mes artistësh, detyrohen ta heqin nga programi (VIDEO)

Xhiro me qenin… me bikini! (Foto)

Xhiro me qenin… me bikini! (Foto)

Nora Istrefi po vjen me videoklip të ri (Foto)

Nora Istrefi po vjen me videoklip të ri (Foto)

E zbulon Majk, Cozman ‘është dashuruar’ (Foto)

E zbulon Majk, Cozman ‘është dashuruar’ (Foto)

Zyrtare: Unitedi largon edhe një futbollist

Zyrtare: Unitedi largon edhe një futbollist

Lorenzo: Dua titullin Botëror me Ducati-n

Lorenzo: Dua titullin Botëror me Ducati-n

Ja se çfarë kujton Bleona me Donald Trump-in

Ja se çfarë kujton Bleona me Donald Trump-in

Era Istrefi bëhet shqiptare

Era Istrefi bëhet shqiptare

Linda Morina na sjell këngë për Policinë e Kosovës (Video)

Linda Morina na sjell këngë për Policinë e Kosovës (Video)

Fotot më erotike të Genesis (Foto)

Fotot më erotike të Genesis (Foto)

Albërie Hadergjonaj: Kurrë nuk pata fatin të njoh babain tim!

Albërie Hadergjonaj: Kurrë nuk pata fatin të njoh babain tim!

Meda iu del në ndihmë familjes Vitia

Meda iu del në ndihmë familjes Vitia

Këshillat e Bleona Qeretit, ja çfarë na mësoi këtë here këngëtarja

Këshillat e Bleona Qeretit, ja çfarë na mësoi këtë here këngëtarja

Baby G me projekt sekret, ku shfaqet transparente (Foto)

Baby G me projekt sekret, ku shfaqet transparente (Foto)

Kallashi dëshpërohet me jetën (Foto)

Kallashi dëshpërohet me jetën (Foto)