PSG nuk ka konkurrencë në Ligue 1, fiton lehtësisht ndaj Monacos

E publikuar: 12/11/2018 02:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kanë kaluar 13-të xhiro në Ligue 1 dhe Paris Saint-Germain nuk ka pësuar humbjen e parë.

Skuadra nga Parisi fitoi pa problem edhe ndaj Monacos me rezultat 0-4.

Edinson Cavani ishte njeriu i ndeshjes, uruguaiani në këtë takim kompletoi het-trikun (4′, 11′, 54′).

Ndërsa në minutën e 63-të nga pika e bardhë shënoi edhe Neymar.

Pas kësaj fitore PSG vazhdon në pozitën e parë në kampionatin elitar francez me 39 pikë (45 gola të shënuar, shtatë të pësuar).

Monaco renditet në vendin 19-të me vetëm shtatë pikë.

Në xhiron e radhës PSG luan me Toulouse, kurse skuadra e Thierry Henry me Caen. /Telegrafi/