PSG në “tapet”, leksion nga Toulouse

E publikuar: 24/09/2016 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Java e 7 e Ligue 1 nis me një surprizë pasi kampionët në fuqi të Paris Saint Germain regjistruan humbjen e dytë në 7 javët e para. Skuadra e drejtuar nga Unai Emery u dorëzua 2-0 në transfertën e Toulouse edhe pse zbriti në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm. Takimi nisi intensiv dhe me dyluftime të ashpra në mesfushë por pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Në minutën e 3 të pjesës së dytë, Aurier u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, vendasit kaluan në avantazh me penalltinë e saktë të ekzekutuar nga Bodiger.

Dy minuta ferri për arizienët ku humbën pothuajse gjithçka pasi në stadiumin “Municipal” kishte vvetëm një skuadër dhe ajo ishte Toulouse. Cavani i humbur në sulmin e miqve nuk e ka pothuajse asnjëherë pasqyrën e portës, ndërsa në krhun tjetër (79) Jimmy Durmaz i dha goditjen përfundimtare ekipit të Emery.

Kaq mjaftoi që Paris Saint Germain të regjistrojë humbjen e dytë duke zbritur në vendin e tretë të klasifiimit, i parakaluar pikërisht nga Toulouse që ngjitët në vendin e dytë me 14 pikë sa Nica kryesuese.