PSG me shumë yje në përbërje, por ishin autogolat e Lyonit që i dhënë fitoren në derbin e javës në Ligue 1 (Video)

E publikuar: 18/09/2017 03:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint Germaini ka fituar ndaj Lyonit me rezultat 2-0 në Ligue 1.

Vendasit ishin skuadra që mbajtën topin më së shumti, por aksionet për golin ishin pothuajse të njëjta nga të dy anët.

Edhe pse klubi nga Parisi në sulm kishte emra si Neymar, Edison Cavani, Kylian Mbappe e Julian Draxler, ata fituan fal dy autogolave nga lojtarët kundërshtarë.

I pari ishte ai i Marcelos (75’)  dhe pastaj Jeremy Morel (86’).

Pas kësaj fitore PSG vazhdon në pozitën e parë me 18 pikë nga gjashtë ndeshje, kurse Lyoni në vendin e pestë me 11 pikë.

PSG janë të pamposhtur në 27 ndeshjet e fundit si vendas në Ligue 1. Në 19 nuk kanë pranuar as gol.

Ndeshja e ardhshme e sheikëve nga Ligue 1 është ndaj Montpellier, kurse Lyoni ndaj Dijonit. /Telegrafi/