PSG kërkon një fitore të radhës, formacionet zyrtare përballë Nimes

E publikuar: 23/02/2019 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain do të jetë nikoqir i Nimes në kuadër të javës së 26-të në Ligue 1.

PSG në këtë takim vije pas tri fitoreve radhazi në kampionat dhe synon të vazhdojë me fitore edhe pas kësaj xhiroje.

Në anën tjetër edhe Nimes po kalon nëpër një formë mjaftë të mirë ku në tri takimet e fundit nuk kanë pësuar humbje.

Skuadra e inkuadruar këtë vit në elitën e futbollit francez në tri ndeshjet e fundit ka marrë shtatë pikë.

PSG dhe Nimes janë përballur vetëm dy herë me njëra tjetrën ku parisienët kanë bilanc pozitiv me dy fitore.

Trajneri Thomas Tuchel edhe në këtë takim nuk do të mund të llogarisë në dy sulmuesit e tij Edinson Cavani dhe Neymar JR.

Formacionet zyrtare:

PSG: Areola, Alves, Silva, Marquinhos, Kurzawa, Paredes, Verratti, Bernat, Nkunku, Chupo Moting, Mbappe.

Nimes: Bernardoni, Alakouch, Briancon, Landre, Maquassa, Ferri, Savanier, Valls, Ripart, Bouanga, Bobichon. /Telegrafi/