PSG i merr Napolit një pikë me shumë vështirësi

E publikuar: 24/10/2018 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paris Saint Germain nuk arriti më shumë se një barazim 2-2 ndaj Napolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Vendasit u befasuan nga loja e napolitanëve, të cilët kishin udhëtuar në Paris për të marrë pikë.

Goli i parë në takim u shënua Lorenzo Insigne (29′) pas një asistimi nga Jose Callejon.

Në pjesën e dytë rezultati u barazua me autogolin e Mario Ruit në minutën 61-të, por epërsia e mysafirëve u kthye në Dris Mertens në minutën e 77-të.

Kur të gjithë menduan se mysafirët do të fitonin, në skenë doli Angel Di Maria me një gol në minutat shtesë të ndeshjes.

Lojtarët e Napolit duke falënderuar tifozët e tyre për përkrahjen (Foto: Justin Setterfield/Getty Images/Guliver)

Pas këtij barazimi Napoli renditet i dyti në Grupin C me pesë pikë, PSG me katër.

Liverpooli është i pari me gjashtë pikë, kurse Crvena Zvezda e fundit me një pikë. /Telegrafi/