PSG dhe Tottenham në “betejë” për Ndombelen

E publikuar: 22/06/2019 23:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përpjekjet e skuadrës Tottenham për ta nënshkruar mesfushorin francez, Tanguy Ndombele, kanë marrë një goditje.

Kjo për shkak se tani edhe skuadra Paris Saint-Germain ka hyrë në garë për ta përvetësuar 22 vjeçarin, shkruan Goal, transmeton Infosot.

Skuadra Lyon e cila nuk dëshiron të heq dorë nga futbollisti në fjalë, ka caktuar një çmim prej 79 milionë eurosh për të.

Ndërsa Spurs ende nuk janë deklaruar se janë gatshëm që ta paguajnë shumën e kërkuar.