PSE ZBATIMI I LIGJIT ANTIDUHAN ËSHTË I NJË RËNDËSIE TË VEÇANTË

20.03.2015 21:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
PSE ZBATIMI I LIGJIT ANTIDUHAN ËSHTË I NJË RËNDËSIE TË VEÇANTË

MIRJAN TOPI

Menjëherë mbas “rifuqizimit” të ligjit antiduhan në gusht të vitit të kaluar, u vërejt një përmirësim i ndjeshëm në ndalimin e duhanpirjes në ambientet e mbyllura publike. Megjithatë, referuar raportimeve të ditëve të fundit të autoriteteve ligjzbatuese mbi rastet e abuzimit dhe shkeljes së këtij ligji, por edhe konstatimeve të zakonshme të gjithësecilit prej nesh, kuptohet që zbatimi i ligjit antiduhan ndodhet ende në nivele zhgënjyese.

Në këndvështrimin tim, ligji antiduhan është i një specifike të veçantë, duke marrë në konsideratë problematikën. Shumëkush, me të drejtë mund të mendojë se ky ligj do të ishte i përshtatshëm vetëm për vendet me nivel të ulët informimi dhe ndërgjegjësimi mbi ndikimet e duhanpirjes pasive ose për një kohë të kaluar, kur të dhënat mbi duhanpirjen aktive dhe pasive mungonin ose ishin të pamjaftueshme, dhe jo në një të sotme kur informacioni për këto ndikime gjendet i mbishkruar në çfarëdolloj ambalazhi duhani. Në këtë kontekst, arsyeja e moszbatimit të ligjit antiduhan krahas mungesës së efikasitetit të organeve ligjzbatuese, i faturohet kryesisht ndërgjegjes dhe papërgjegjshmërisë qytetare. E them këtë, pasi askush nuk mund të pretendojë se shkelja e ligjit antiduhan kryhet për arsye ekonomike (si për shembull mund të pretendohet për mospagesën e energjisë elektrike) apo arsye të tjera të kushtëzuara. Jo! Prandaj në këtë rast ndërgjegjja personale dhe qytetare e secilit mund të jetë polici më i fortë që garanton zbatimin e këtij ligji.

Duhanpirja në ambientet e ndaluara krahas precedentit të shkeljes së ligjit është mbi të gjitha një veprim i ulët qytetar. Dhe fakti që ndodh shpesh të shtyn të mendosh se fatkeqësisht ky veprim nuk perceptohet si i tillë nga shkelësit, nga monitoruesit por edhe nga “dëshmitarët”.

Ndryshe nga ligjet e tjera, të cilat zakonisht thyhen në fshehtësi, ligji antiduhan fatkeqësisht përdhoset hapur në publik, para syve dhe nuhatjes të shumëkujt, duke sfiduar të gjithë. Dhe kjo në thelb është e ulët ashtu sikurse dhe kompromisi i monitorueseve të zbatimit të ligjit antiduhan (qofshin këto organet publike apo administratorët e ambienteve ku duhanpirja ndalohet) me shkelësit e ligjit, që mund të duket sikur për shkak të vogëlsisë së tyre dhe për hir të përfitimit janë gati të mbyllin sy, veshë, e zemër, dhe t’i falin çdokujt prej nesh që jemi paguesit e tyre, në vend të mirënjohjes, një shuplakë trulluese. Në kushtet e një tregu kaq të gjerë dhe konkurrues të shërbimeve si bare, restorante, klube nate etj., vende në të cilat kryesisht shkelet ligji antiduhan, është në një farë mënyre i kuptueshëm edhe hezitimi i sipërmarrësve të tyre për zbatimin e këtij ligji pasi në një sens ndihen të detyruar të vënë kushte të reja klientëve të tyre, çka shfaq merakun e humbjes së klientelës dhe më tej të të ardhurave. Megjithatë, mund të thuhet se ky është një merak deri diku iluziv, pasi numri i klientëve duhanpirës është në përgjithësi më i ulët se atyre joduhanpirës. Gjithsesi përpos kësaj, ky argument kurrsesi nuk duhet të pretendohet apo pranohet si justifikim për shkeljen e një ligji të këtij lloji.

Serish duhet theksuar se zbatimi i ligjit antiduhan lidhet kryesisht me nivelin e ndërgjegjësimit dhe kulturës qytetare. Çdokush që vendos të ndezë një cigare në një vend të ndaluar, duhet të paktën të kuptojë se përveç përdhosjes hapur të ligjit, është duke ndezur zemërimin, përçmimin, madje dhe “mallkimin” e dikujt ose gjithkujt që ndan të njëjtin ajër me të. Përpos këtyre, tashmë dihet dhe pranohet gjerësisht se duhanpirja pasive konsiderohet edhe më e rrezikshme se duhanpirja aktive, pasi shkakton probleme serioze në shëndetin e njeriut duke filluar nga infeksionet e mushkërive, astmën, sëmundjet e veshit të mesëm, afekton zhvillimin normal fizik dhe mendor, shkakton sëmundje të zemrës, kancer të mushkërive, paraliza etj. Sigurisht që jo të gjithë shkelësit e ligjit antiduhan dinë dhe perceptojnë atë çka u përmend më lart. Për shumë prej tyre, duhaniprja në vendet e ndaluara është një zakon i mbetur nga e kaluara e afërt që e kanë të vështirë t’i vënë fre, ashtu sikurse ndodh në përgjithësi me të gjitha “veset”. Prandaj, në këtë pikë, qeveria dhe shoqëria civile duhet të ndjekin strategji më të kujdesshme dhe efikase informimi dhe ndërgjegjësimi, që të mos bazohen kryesisht vetëm në përhapjen e sloganeve të vakëta si “Jo duhanit”.

Krahas gjithçkaje që u përmend më lart, për shkak të specifikës dhe precedentit se si shkelet ligji antiduhuan, mendoj se zbatimi i tij është i një rëndësie dhe përfitimi të rëndësishëm parë në një aspekt më të gjerë. Ligji antiduhan, duke u thyer hapur në mjedise publike, nxit moszbatimin e këtij ligji në veçanti dhe ushqen mendësinë e neglizhencës ndaj zbatimit të ligjeve të kësaj natyre në tërësi.

Në një vend si Shqipëria, ku kafenetë, restorantet, lokalet e natës etj., frekuentohen rëndom nga të gjitha grupmoshat dhe shtresat e shoqërisë, arritja e zbatimit të ligjit antiduhan krijon shansin e ndërgjegjësimit dhe forcimit të një mendësie të re për zbatimin e ligjit në tërësi, pasi një shoqëri më e ndërgjegjësuar në zbatimin e një ligji është e tillë në zbatimin e të gjithë ligjeve. Në linjë me këtë logjikë, zbatimi i ligjit antiduhan mund të sjellë përmirësime të ndjeshme edhe në zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor, mirëmbajtjes së mjedisit si dhe në forcimin e kulturës së zbatimit të ligjit në tërësi.

Në këtë kuadër, mendoj se qeveria dhe grupet e tjera të interesit, duhet t’i kushtojnë rëndësi të veçantë zbatimit të ligjit antiduhan, duke vendosur sanksione dhe monitorim më të rreptë, për të siguruar një shëndet publik më të mirë dhe një mendësi shoqërore më të shëndetshme.

Autor Gazeta Shqip te 20 Mars 2015. Opinion. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can skip to the end and leave a response. Pinging is currently not allowed.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Kë do ta ndrit Dritani?

Kë do ta ndrit Dritani?

Formimi i UÇK-së

Formimi i UÇK-së

Rutina institucionale, apo ndryshimi i qeverisjes në vend

Rutina institucionale, apo ndryshimi i qeverisjes në vend

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Në përpjekje për të nderuar UÇK-në, mos e minoni trashëgiminë e saj të lirisë

Nëno unë vdiqa!

Nëno unë vdiqa!

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi

Kosova ka nevojë për patriotizëm ndryshe

Kosova ka nevojë për patriotizëm ndryshe

Zanafilla e miqësisë Shqiptaro Amerikane

Zanafilla e miqësisë Shqiptaro Amerikane

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Lulzim Basha, ose versioni modern i “ëndrrës për një karrike”!

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Rrisni vigjilencën, mos të izolohemi sërish

Katrahura profesionale në Kosovë

Katrahura profesionale në Kosovë

Monumenti që mungon!

Monumenti që mungon!

Nuk mund të burgoset liria…

Nuk mund të burgoset liria…

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Recesioni ekonomik dhe trilema financiare

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Deputetet e Kosoves qe e votuan Gjykaten Speciale, drejtësinë e luftës e UÇK-se ia dorezuan Vuçiqit

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi

Minishengeni ballkanik, blla blla blla, …. Unioni doganor Kosovë-Serbi