Pse u përjashtua nga Lidhja Komuniste e Kosovës Pajazit Nushi? (Video)

E publikuar: 03/09/2015 00:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njeriu që për popullin tonë është sinonim i dijës dhe arsimit, ka rrëfyer se pse ishte përjashtuar nga Lidhja Komuniste e Kosovës, e biles duke qenë edhe i pari, transmeton Indeksonline.

Arsyet se pse ai u përjashtua e rendisin automatikisht si njeri i çështjes kombëtare shqiptare.

“Njeri i parë që është denuar nga Lidhja Komuniste e Kosovës, jam unë. Më vonë më është komunikuar për tri shkaqe”, tha Nushi.

Shkaqet që i janë prezantuar Nushit ishin:

1. Sepse ka qenë kryetar i Këshillit për Organizimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (100 vjetorin), ku ka lejuar shprehjen dhe depërtimin e shumë ideve liberale.

2. Sepse ka shkruar një publikim për marrëdhëniet mes Universitetit të Tiranës dhe Prishtinës

3. Arsyeja se pse ke përgatitur delegacionin e Kosovës, në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe, i mbajtur më 1972 në Tiranë.

Shikoni videon nga minuta 17:00.

/Indeksonline/