Pse Teuta nuk po merr pjesë në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të LDK-së?

E publikuar: 25/07/2017 20:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka tre orë që ka nisur mbledhja e këshillit të përgjithshëm të LDK-së, ku është duke diskutuar rreth seancës së 3 gushtit, dhe disa tema të tjera.

Ajo që ka rënë në sy është mungesa e familjes Rugova, përkatësisht, deputetës Teuta Rugova dhe Ukë Rugoves, shkruan Indeksonline.

Kjo e fundit kishte disa “përplasje” me oartinë e saj rreth votimit të Ramush Haradinaj nga PAN, për kryeminstër.

E bija e ish presidentit Ibrahim Rugova, disa ditë më parë  në një intervistë për Indeksonline, i ka bërë ftesë partisë së saj që të  të mos injorojnë faktin  e bashkëpunimit që ka pasur Ruogova me AAK-në.

Një delegacion i përbërë nga Ramush Haradinaj ditën e premte ka qëndruar për më shumë se një orë në Rezidencën e ish-presidentit historik.