Pse shkove në Shqipëri? Thaçi i përgjigjet gazetarit: Veç për qejf

E publikuar: 30/04/2020 16:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajtur një konferencë për media ku ka njoftuar se ka mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike të Kosovës për të formuar Qeverinë e Kosovës.

Mes tjerash, në këtë konferencë, presidenti u pyet se pse ishte në Shqipëri, raporton lajmi.net.

Përgjigjja e tij ishte e prerë “veç për qejf”.

Kujtojmë, se presidenti i Republikës së Kosovës para dy ditësh pa paralajmërim shkoi në Shqipëri dhe brenda një periudhe të shkurt u kthye në Kosovë.

Ishte shkuarja e tij, që ushtruesi i detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ngriti dyshime se Thaçi ka shkuar në Tiranë, për ta marrë kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli i cili ateroi në Aeroportin e Tiranës pas paralajmërimit se do të futet në karantinë.