Pse seksi pas divorcit është edhe i mirë edhe i keq

E publikuar: 20/09/2020 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Askush nuk flet për këtë, por shumë flasin. Ja sekreti. Pavarësisht se sa e zakonshme është seksi pas divorcit, nuk është e lehtë të gjesh shumë hulumtime mbi divorcin dhe çiftet e divorcuara dhe çfarë ndikimi kanë marrëdhëniet seksuale pas divorcit.

Pse seksi me ish-in tuaj është kaq joshës?

Divorci është emocionalisht i vështirë. Sigurisht, ka edhe nevoja fizike të njeriut, por shumë njerëz gjejnë ngushëllim te partneri i tyre pas divorcit për shkak të një frike të thjeshtë dhe të përgjithshme nga e reja dhe e panjohura, dhe për shkak të një ndjenje dhe rutine të njohur, raporton Psychology Today.

Për më tepër, sipas shkencëtarëve nga Universiteti Northwestern, “orgazmat janë aq të mira sepse stimulimi seksual e dërgon trurin në një gjendje të ndryshuar të vetëdijes; bllokon gjithçka tjetër dhe i lejon njerëzit të përqendrohen vetëm në ndjesi. Seksi lëshon kimikate neurokimike që krijojnë emocione, ndjenja të lidhjes dhe madje edhe dashuri.

Në thelb, ata zbulojnë se seksi bëhet më komod dhe pasionant kur e bën me ish-in tënd sepse lidhja midis jush tashmë ekziston. Ju keni pasur marrëdhënie seksuale në të kaluarën dhe keni një lidhje të thellë të përbashkët që nuk do të zhduket kurrë, pa marrë parasysh sa e vështirë ose e çrregullt ’ishte ndarja.

“Kthimi te një ish në aspektin seksual do të jetë përgjithmonë një fenomen,” thotë ekspertja e marrëdhënieve Audrey Hope. “Ju nuk keni pse të jeni në të njëjtën dhomë me ish-të dashurin ose bashkëshortin tuaj, por përsëri do të ndjeni një lloj lidhje me të.”

Por ata gjithashtu shprehën mendimin e tyre dhe katër arsye pse seksi me një ish është ende një ide e keqe për disa.

Seksi nuk do të jetë aq i mirë sa më parë

Seksi i mirë nuk ndodh pa ndonjë lloj lidhje emocionale. Pavarësisht se sa mirë ishte më parë, nuk do të jetë aq e mirë tani pasi që marrëdhënia që keni pasur ka ndryshuar në minimum. Ju jeni divorcuar pasi që marrëdhënia që keni pasur dikur është zhdukur ose ka ndryshuar. Prandaj, mos prisni menjëherë një kthim emocional në të kaluarën. Pasioni i papërpunuar dhe tërheqja fizike mund të jetë e vetmja gjë që ju lidh për momentin.

Seksi nuk do ta bëjë që ai të dashurohet përsëri me ty

Sigurisht që ekziston një lidhje emocionale e pamohueshme midis dy personave që janë fizikisht të afërt, por dashuria kërkon shumë më tepër sesa thjesht seks. Duhet respekt i ndërsjellë dhe dëshirë për të vendosur nevojat e të tjerëve përpara asaj. Por padyshim që asnjëri prej jush nuk e bën këtë, sepse nëse do ta bënit vërtet, nuk do të ndaheshit. Pra, nëse përpiqeni ta ‘bëni’ atë të dashurohet me ju dhe të kthehet në martesën tuaj, ka shumë të ngjarë të dështojë. Nuk ka magji që do ta bëjë dikë të dashurohet me ty. Sigurisht, gjithçka varet nga situatat personale dhe arsyet e divorcit, por shanset janë të mëdha që ju të dilni nga seksi i rastit me ish-in tuaj edhe më shumë të lënduar.